MIKROBIOLOGJIA është laboratori i parë privat i këtij lëmi në Prishtinë, i themeluar dhe i regjistruar në vitin 2003. Ndërkohë, me ndërtimin e infrastrukturës ligjore dhe sipas standardeve të përmbushura, laboratori MIKROBIOLOGJIA në vitin 2011 është licencuar nga Ministria e Shëndetësisë e Republikës së Kosovës.
MIKROBIOLOGJIA, e udhëhequr nga dr. Gjyle Mulliqi-OSMANI, profesoreshë e mikrobiologjisë në Fakultetin e Mjekësisë në Prishtinë, me personel të kualifikuar e me përvojë, specialistë dhe teknikë laborantë, ofron shërbime cilësore dhe bën analiza të ndryshme mikrobiologjike nga spektri i gjerë i mjekësisë, të drejtuara dhe të kërkuara nga mjekë klinicistë, por edhe të referuara nga personeli i laboratorit.
Gjatë veprimtarisë gati dhjetçvjeçare, MIKROBIOLOGJIA ka bërë me mijëra analiza, siç janë ato të infeksioneve të sistemit nervor qëndror (SNQ), të sistemit respirator të sipërm e të poshtëm, të sistemit digjestiv, të traktit urinar e gjenital, të infeksioneve të gjakut dhe diagnostikimit me teste serologjike. Këtë vit (2012) në laborator ka nisur edhe diagnostikimi me Elisa Test.
Testi i procalcitonines-PCT test Testi RPR-test i latex aglutinimit për diagnostikimin e luesitTesti TPH-Testi i hemagl...
më shumëPreparatet direkte mikroskopike nga vendlokalizimet e ndryshimeve patologjike Strisho plage-kultura, identifikimi dhe an...
më shumë