Laboratori MIKROBIOLOGJIA, i drejtuar nga prof. dr. Gjyle Mulliqi-OSMANI, me personel të arsimuar e me përvojë të gjatë mjekësore, mirëpret dhe me kujdes të veçantë i trajton të gjithë personat që i drejtohen dhe që kërkojnë shërbime laboratorike. Ekipi mjekësor i të punësuarve, me pajisje përkatëse laboratorike, bën të gjitha analizat mikrobiologjike sipas metodave dhe kritereve bashkëkohore, duke reflektuar përgjegjësi dhe besueshmëri për rezultatet që i raporton, por edhe në këshilldhënie.

Veprimtaria, personeli, pajisja dhe hapësira e laboratorit përputhen me normat dhe standardet e kërkuara mbi bazën e të cilave MIKROBIOLOGJIA ka marrë licencën dhe është regjistruar, duke përmbushur në vazhdimësi edhe të gjitha detyrimet ligjore që ka si institucion privat.

Në veprimtarinë që e zhvillon MIKROBIOLOGJIA përpiqet të ofrojë shërbime cilësore, sipas procedurave dhe standardeve laboratorike, duke iu përmbajtur etikës mjekësore dhe duke respektuar e ruajtur privatësinë e atyre që kërkojnë shërbime. Puna, kujdesi dhe kontributi për ruajtjen dhe mbrojtjen e shëndetit të njeriut janë dhe mbesin kryemotivet e angazhimit të secilit të punësuar, por edhe të laboratorit në përgjithësi, që pa dyshim se ka edhe motivin e funksionimit e të mbijetesës së vet.

orari i punës

Nga ora 08:00 deri 20:00

Të shtunën nga ora 08:00 deri në orën 17:00

Të dielën nuk punohet

adresa

Prishtinë, Dardania, Bulevardi Bill Klinton BL-9 LB-1 nr. 4