Pranimi dhe marrja e mostrave për analiza në laborator bëhen nga personeli mjekësor dhe ato zhvillohen sipas standardeve të përcaktuara kohore për përpunimin e tyre. Koha dhe mënyra e raportimit të rezultateve të analizave i paralajmërohet secilit person që kërkon shërbime. Me rastin e deponimit të mostrës, personit i lëshohet vërtetim shifror, të cilin ai duhet ta sjellë në laborator me rastin e marrjes së rezultatit.